Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme: I paligjshëm është Isa Mustafa, e paligjshme është qeveria Hoti

Diaspora

Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme: I paligjshëm është Isa Mustafa, e paligjshme është qeveria Hoti

Nga: Maxhun Smajli Më: 13 qershor 2020 Në ora: 21:06
Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme

Situata e rëndë politike në Kosovë, sidomos, pas prishjes së koalicionit me Vetvendosjën dhe krijimit të koalicionit me Partitë, “Lista Serbska”, AAK dhe NISMA, edhe pse në rrethana pandemie, bëri që Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të thërras mbledhjën e jashtëzakonshme. Përveq, anëtarëve të Kryesisë, në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, z. Osman Ferizi.

Mbledhjën e hapi Kryetari i Nëndegës së LDK-s, Mag. Ing. Rexhep Nikçi, i cilli, mes tjerash, tha: “Edhe pse në rrethana të tilla pandemie, ështe gjëndja e rëndë politike në Kosovë, që na detyroi të thërrasim mbledhjën e jashtëzakonshme, ku do të diskutojmë dhe si Nëndegë do të dalim me një qendrim”. 

Më pas, fjalën e mori, Kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, z. Osman Ferizi, i cilli mes tjerash, tha: “Kohëve të fundit, po vërehet luhatje tek anëtarët e LDK-s. Pikërishtë, në këto rrethana duhet të jemi të vëndosur, të pa thyeshëm. Koalicione të tilla të gabuara, fatkeqësisht drejtuesit e LDK-s i kanë bërë vazhdimishtë gjatë kësaj dekade. Dega e LDK-s, në Gjermani, është anashkaluar dhe injoruar nga Kryesia Qëndrore, në Prishtinë. Gjithmonë, me qellim të mirë, para situatave të tilla nuk guxojmë të heshtim. Të jemi kritik dhe t'i shfaqim pakënaqësit dhe shqetësimet tona. Nuk kemi nevojë të luajmë rolin e strucit; të fshehemi e ta mbyllim gojën”.

Anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, në diskutimet e tyre u lëshuan thellë në analizimin dhe vlerësimin e gjendjës dhe veprimeve të Kryetarit të LDK-s, Isa Mustafës dhe klanit të tij, karshi partisë dhe çështjës kombëtare në përgjithësi.

Nga diskutuesit, anëtarë të kryesisë, u thanë fakte të shumta, të argumentuara se, drejtuesi i LDK-s, Isa Mustafa, na del një armik i përbetuar i kësaj partie - LDK-s, i cili për një dekadë nuk i ka sjellë asgjë të mirë, LDK-s. Pra, Isa Mustafa, është po ai përson që ka kontribua dhe po kontribon në ndarjën e LDK-s.

Poashtu, në këtë mbledhje, u tha edhe një e vertetë trishtuese, ku edhe pas katër muajsh të themelimit të LDK-s, Isa Mustafa, kishte vazhduar t'i qendronte besnik Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Kishte vazhduar t'i qendronte besnik, Rrahmon Morinës dhe të tjerëve si ky. Isa Mustafa, kishte pranuar të largohej nga LKJ vetëm atëherë kur i ishte kushtëzuar: “Je me ne apo me Serbinë?”, i cili edhe pas largimit nga LKJ, nuk kishte pranuar të anëtarësohej në LDK. Pra, Isa Mustafa, nuk kishte besim në krjimin e pluralizmit politik në Kosovë.

Ishte i dhimbshëm fakti që për fajin e LDK-s është prishur koalicionin me Vetvendosjën, ku po të menagjohej mirë ka qenë mundësia për të pasur jo vetëm përmbushje të mandatit katër vjeqar, por edhe për një mandat tjetër, katër vjeqar.            

Pra, e keqja e gjithë kësaj është se, LDK-ja, ka një klanë brenda kryesisë.

Si përfundim, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, konstaton se Kryetari i LDK-s, Isa Mustafa dhe klani i tij, janë të pa ligjshëm, ngase nuk e ka votën e popullit. Andaj, i bënë thirrje anëtarësisë së gjërë të LDK-s, që sa më parë të punojnë në organizimin e zgjedhjve të lira brenda LDK-s, ku do të jetësohen tri parimet bazë të demokracisë; -Debati i lirë që nga baza, nëpër nëndegë e deri në qënder, -Konkurenca me më shumë se një anëtarë dhe -Votimi i fshehtë.

 Duke u mbështetur në Raportin e pelqimit të Qeverisë Hoti, nga koalicioni; LDK, “Serbska Lista”, AAK dhe NISMA, ku 77 % është i pa pranueshëm dhe 13 % i pranueshëm, edhe për Nëndegën e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Qeveria Hoti, është e pa pranueshme.

           

D-Munih, 13 qershor 2020                          Zëdhënësi i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme,

                                                                                             Maxhun Smajli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat