Emigrimi ilegal drejt Britanisë, shqiptarët të ‘gozhduar’ me copa metalike në rimorkion e kamionit

Diaspora

Emigrimi ilegal drejt Britanisë, shqiptarët të ‘gozhduar’ me copa metalike në rimorkion e kamionit

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 22:31
Stefan-Gabriel Bucur

Udhëtimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe me kamion për një jetë më të mirë shpesh herë i ka vendosur në rrezik për jetën.

Së fundmi një 20-vjeçar nga Rumiani është dënuar me 30 muaj burg për shkak se u shpall fajtor për trafikimin  e dy personave në Mbretërinë e Bashkuar.

Stefan-Gabriel Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt.

Dy personat burrat që i riu po përpiqej t’i kalonte ilegalisht në Britanisë e Madhe ishin me origjinë shqiptare.

Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha: “Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë ‘arkivol’ si kosh”

U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe copat metalike.

Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat