Shkarkimi i Vjosa Osmanit, Dega e Beneluksit e përkrahë Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Diaspora

Shkarkimi i Vjosa Osmanit, Dega e Beneluksit e përkrahë Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Nga: N. H Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:58
LDK

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti, teksa Osmani ka paralajmëruar të gjithë ata që votuan për largimin e saj, se do të shihen së shpejti në zgjedhje.

E, këtë vendim e ka përkrahur Dega e Beneluksit, sipas të cilës, LDK-së i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi.

Ja shkrimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega për Beneluks në Bruksel. Të nderuar anëtarë, bashkudhëtar, simpatizant të LDK-së te Beneluksit.

Dega jonë me shqetësim po e përcjellim situatën ne luftën kundër pandemisë të virusit Covid-19,dhe lutemi për tejkalimin sa ma të shpejtë të kësaj situate.

Po ashtu me shqetësim po e përcjellim situatën politike pas krijimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vlerësojmë se ne situatën momentale, LDK-së i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi. Dega jonë dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjete sociale,të orkestruara, përmes aktivistëve politik apo forma tjera ndaj LDK-së dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dega jonë në konsultime me nëndegët e Beneluksit ,mbështesim vendimet e kryesisë Qendrore , Kryetarit Akademikët Isa Mustafa dhe KP, dhe kemi besim të plotë në të gjitha strukturat e LDK-së!

Zoti e bekoftë LDK-në! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Bahtir Kastrati-Kryetar i Degës LDK-së për Beneluks!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat