Romë/Shqiptari vret me thikë tunizianin, e arrestojnë duke shëtitur

Diaspora

Romë/Shqiptari vret me thikë tunizianin, e arrestojnë duke shëtitur

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 22:21
Ilustrim

Një 41- vjeçar shqiptar vrau me thikë një 33- vjeçar tunizian në zonën e Tiburtino Terzo në Romë.

Shqiptari po zihej me tunizianin teksa sherri degjeneroi më pas në dhunë. Shqiptari e goditi 33- vjeçarin me thikë në bark dhe kokë duke e lënë të vdekur.

Më pas ai u arrestua nga karabinierët italianë teksa po shëtiste në një rrugë të Romës, Via Tiburtina. Këmishën e lyer me gjak gjatë vrasjes ai e kishte hedhur në kosh plehrash kurse nuk dihet se ku e fshehu armën e ftohtë me të cilin kreu krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat