T’ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe në Greqi edhe në karantinë

Diaspora

T’ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe në Greqi edhe në karantinë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 21:27
Athinë

Në Athinë disa mësuese shqiptare, të cilat kanë emigruar në fillim të viteve 90 kanë realizuar disa nisma ndër vite për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptar që kanë lindur në Greqi, si dhe për integrimin e femrës shqiptare ne shoqeri.

Kjo nismë nuk është ndërprere edhe gjatë periudhës së karantinës, ku mësueset kanë vazhduar  mësimdhënien online.  Të mësuarit të gjuhës shqipe , përveçse në familje, me së miri  zhvillohet  në shkolla, të cilat janë të domosdoshme në mësimin gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.

Me mësimin e gjuhës shqipe nxënësit përvetësojnë artikulimin dhe drejtshqiptimin e gjuhës shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe  në shkollë ju  krijon mundësinë fëmijëve dhe prindërve në kthimin ose riatdhesimin e tyre në atdhe, si dhe fëmijët mësojnë vlerat kulturore dhe gjuhësore të vendlindjes së prindërve të tyre.

Për t`a bërë sa më tërheqëse  dhe interesante shkollën shqipe mësuesit edhe në periudhën e pandemisë ku duhet të respektohen rregullat e distancimit social, periudhë  e cila I ka kushtëzuar nga aktivitetet, kanë organizuar aktivitete jashtëshkollore, si festa Abetares, programe, shfaqje me tematike kombëtare. Sëfundim në një nga parqet e Athinës është zhvilluar një aktivitet me fëmijë dhe prindër shqiptar. Me gjithë përpjekjet për t’a përshtatur organizimin në terren të hapur,  ky aktivitet  ka gjetur shumë përkrahje nga prindërit dhe nxënësit.

Mësimin e gjuhës shqipe, për fëmijet shqiptar, mësueset  e bëjnë  vullnetarisht dhe kjo nismmë është e shtrirë jo vetëm në Athinë por edhe në disa qytete të tjera të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat