Shqiptari Idris Suljemani kandidat për deputet në Kroaci

Diaspora

Shqiptari Idris Suljemani kandidat për deputet në Kroaci

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:33
Idris Sulejmani

Politikani shqiptar nga Maqedonia, Idris Sulejmani, do të garojë për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci.

Nën moton “Të bashkuar për ndryshim”, shqiptari Idris Sulejmani do jetë kandidat për një post deputeti në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci, të parashikuara për t’u mbajtur në 5 korrik.

Në një intervistë skype për Neës24, Sulejmani prezantoi programin e tij në zgjedhje, ndërsa garantoi se do të jetë një zë i lartë i në parlament kroat për të drejtat e pakicave kombëtare atje.

Sulejmani i cili në garën për herë të parë, nuk kishte arritur të fitonte një karrige të deputetit për vetëm tre vota, është i bindur se këtë herë do ta merr besimin dhe do të bëhet pjesë e parlamentit të Kroacisë.

“Fushatën jam duke përgatitur me planprogram do ta vizitojë çdo qytetarë që jeton në Republikën e Kroacisë, normalisht duke respektuar rregullat kundër pandemisë që po aplikohen në Kroaci”, ka thënë Sulejmani.

Ai ka treguar se në këto zgjedhje janë 3 shqiptarë dhe 4 boshnjakë që do të garojnë për një pozitë e cila është e rezervuar për pakicat kombëtare, duke u shprehur i bindur se këtë herë do të fitojnë shqiptarët.

“Do të jem zëri i lartë i shqiptarëve në ulësen e parlamentit, shteti kroat është shtet demokratik por në pikëpamje na cenon të drejtën tonë, për shkak se në zgjedhje përgatiten dy lista për votim, njëra është e partive politike e tjetra e pakicave dhe kjo na diskriminon”, ka thënë Sulejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat