Doza kokaine dhe 5 mijë euro ne shtëpi, përfundojnë në pranga të rinjtë shqiptarë

Diaspora

Doza kokaine dhe 5 mijë euro ne shtëpi, përfundojnë në pranga të rinjtë shqiptarë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:09
Itali

Karabinierët e Riminit në Itali kanë arrestuar dy shqiptarë, 20 dhe 31 vjeç, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë, në momentin që po shisnin një dozë kokaine.

Në shtëpinë e të rinjvë janë gjetur 57 doza kokainë dhe 5 mijë euro, të dyshuara si të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditura, ndërsa policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat