Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja gjen të pajetë bashkëshortin 35-vjeçar/ Ja cilat janë dyshimet e para

Diaspora

Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja gjen të pajetë bashkëshortin 35-vjeçar/ Ja cilat janë dyshimet e para

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:13
Ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në Romë, brenda garazhit të shtëpisë së tyre, rreth orës 03:15. Viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo që ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh, kishte mbyllur derën nga brenda dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj për të dalë nga aty.

Pas ndërhyrjes policia gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë 35-vjeçarin. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por paraprakisht dyshohet se e ka shkaktuar një mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat