Shqiptari nga Kosova në Austri plagos dy persona: Më shikuan shtrembër - Bota Sot
Shqiptari nga Kosova në Austri plagos dy persona: Më shikuan shtrembër

Diaspora

Shqiptari nga Kosova në Austri plagos dy persona: Më shikuan shtrembër

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 23:24
Ilustrim

Një 31-vjeçar shqiptar nga Kosova në Graz të Austrisë është përfshirë në një konflikt me armë, pasi një rumun e kishte “shikuar shtrembër” në një parking të një supermarketi, të mërkurën.

Siç shkruan “österreich.at”, pas “shikimit shtrembër” kishin vluar gjakrat. Fillimisht 31-vjeçari e kishte kërcënuar rumunin (24-vjeçar) dhe një mik të tij çeçen (20-vjeçar) me një thikë. Sipas raportimit, pala më e re kishte ikur.

Kur rumuni dhe çeçeni ishin kthyer pak kohë më pas, u paraqit sërish shqiptari – nga vetura e tij me një armë ende të paidentifikuar ai shkrepi, 20-vjeçari u qëllua me një plumb në kofshë.

Si pasojë e të shtënave pësuan edhe të tjerë që qëlluan në vendin e ngjarjes. Dy kalimtarë dhe një dëshmitare tjetër ishin lënduar si pasojë e të shtënave, me një 82-vjeçare sllovene dhe një 22-vjeçare që u desh të shkonin në spital për trajtim.

Policia e kishte kërkuar shqiptarin në banesën e të dashurës në Graz, pasi aty dëshmitarët kishin parë targat e veturës. Kur kishte shkuar policia, ai kishte tentuar të ikte, por është kapur.

Hetimet po vazhdojnë, thuhet tutje në raportim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat