Tragjedi në Itali, vogëlushi shqiptar gjen vdekjen pasi ra në pishinë

Diaspora

Tragjedi në Itali, vogëlushi shqiptar gjen vdekjen pasi ra në pishinë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:43
Matia Uruçi

Një fëmijë shqiptar, vetëm 4 vjeç ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali.

Viktima është vogëlushi 4-vjeçar Matia Uruçi, i cili ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin e Vicenza, ku ndodhej prej ditësh.

Kjo pasi vogëlushi u nxor pa ndjenja nga një pishinë ku kishte rënë të hënën e kaluar.

Matia i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve të cilët ndodheshin në ambientin me pishinë, e cila ishte e mbyllur për shkak të koronavirusit, duke rënë në ujë.

I mituri u nxor pa ndjenja nga pishina, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia doli që të mbijetojë.

Prindërit e tij Marsida dhe Ledi Uruçi, me origjinë nga Belshi, kanë vendosur që vogëlushi të varroset në zonën e Bolzanos ku dhe jetojnë.

Ceremonia funerale në nder të të miturit, do të mbahet ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat