U kthyen nga Kosova në Austri, dy fëmijë të një familjeje infektohen me Covid-19

Diaspora

U kthyen nga Kosova në Austri, dy fëmijë të një familjeje infektohen me Covid-19

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 16:33
Austri

Udhëtimi i një familjeje nga Austria për në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta në qytetin e Liezenit. Pasi u kthyen në Austri, dy fëmijë të familjes kanë dalë pozitivë me koronavirus.

“Nuk ishim të informuar për këtë rast”, është ankuar një lexues i “Krone”, fëmija i të cilit kishte pasur kontakt me ta.

Për shkak të një rasti vdekjeje, familja kishin udhëtuar për në Kosovë, ndërsa kjo ka ngritur shqetësime të mëdha të banorët. Sipas ankesave të tyre, djali i kësaj familje, pavarësisht se ishte infektuar, kishte shkuar në shkollë dhe në ushtrime të futbollit.

Por kryetari i komunës Liezen ka dalë dhe i ka qetësuar banorët. Ai e ka konfirmuar rastin e dy fëmijëve të prekur me koronavirus. Megjithatë, ka thënë se familja në fjalë nuk i ka thyer asnjëherë rregullat e karantinës, përkundrazi, sipas tij ata iu përmbajtën secilit rregull.

“Sapo djali i tyre tregoi simptoma, ata e thirrën ekipin e emergjencës. Pastaj më të marr konfirmimin për këtë rast, ata u vendosën në karantinë. Janë ndërmarr të gjitha masat, shkolla dhe klubi i futbollit është i informuar. E kuptoj plotësisht shqetësimin e prindërve, por nuk ka asnjë provë që dikush të jetë infektuar nga kontakti me këta dy fëmijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat