Njihuni me ferizajasin që di mbi 30 mijë emra të rrugëve në Londër

Diaspora

Njihuni me ferizajasin që di mbi 30 mijë emra të rrugëve në Londër

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 20:57
Foto

Gëzim Ramadani është një ferizajas që jeton dhe punonë në Londër! Ai punon si takstit dhe si i tillë profesioni e ka bërë që të dijë mbi 30 mijë emra të rrugëve.

Gëzimit iu deshën dy vite për të marrë liqencën si si shofer taksie në kryeqytetin e Anglisë, dhe të mësoj emrat e rrugëve atje.

Për të ushtruar këtë profesion Gëzimi, pa probleme ka mësuar emrat e 30000 rrugëve në Londër, rrugë të cilat i kalon çdo dit me taksin e tij.

E në këtë punë Gëzimit i ndodhë shumë shpesh që klientë të tij të jenë edhe shqiptarët që jetojnë në Londër, e jo rrallë ka edhe nga qyteti i lindjes, Ferizaj, me të cilët sado shkurt por çmallet duke biseduar me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat