Qëlloi me thikë 2 vëllezërit italianë, çfarë e nxorri zbuluar 15-vjeçarin shqiptar

Diaspora

Qëlloi me thikë 2 vëllezërit italianë, çfarë e nxorri zbuluar 15-vjeçarin shqiptar

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 19:34
Policia italiane

Një adoleshent shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet se ka goditur me thikë 2 vëllezër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Xhenovas, ku 15-vjeçari është vënë menjëherë në pranga nga autoritetet.

Dy vëllezërit italianë, përkatësisht 22 dhe 18 vjeç, po pinin në një klub nate, kur nisën të grindeshin me shqiptarin.

Grindjes iu është bashkuar edhe i mituri, që ka goditur njërin vëlla në bark dhe tjetrin në shpinë.

Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se ai dhe të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë shkëmbyer biseda në rrjetin social “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat