Sot Dita Kombëtare e Zvicrës - Festojnë bashkarisht zviceranë dhe shqiptarë!

Diaspora

Sot Dita Kombëtare e Zvicrës - Festojnë bashkarisht zviceranë dhe shqiptarë!

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:58
Gazetari Nefail Maliqi ne kryeqytetin helvetik në Bernë

1 gusht -Zvicra, si vite më parë edhe sivjet këtë vitë do ta festojë Ditën e saj Kombëtare, 1 Gushtin. Përkundër masave të ndërmarra, shteti i Zvicrës do ta marrë misionin për ta kremtuar këtë ditë por me kufizime.

Edhe pse në kohë pandemie në gjitha kantonet e Zvicrës do të zhvillojnë një sër aktivitetesh festive edhe pse te reduktuara, për shkak të një ser rregullash të ndërmarra nga qeveria helvetike. Ani pse ngjarjet e mëdha me turma do të shmangen, blerja e fishekzjarrëve nga qytetarët tregojnë se kjo ditë do të kalojë me atmosferë festive.

Ja për çfarë festojnë dhe përkujtojnë zviceranet:

Zvicra 810 vjet shtet! Karta Federale e vitit 1291 1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“) Në çdo festë kombëtare të 1 gusht, Shqiptare në Zvicër per dallim nga vitete e me parshme sivjet "fale" koronavirusit te cilet nuk munden te shkonin ne vendlindje, sivjet do te kene rastin masovikisht te kremtojne kete dite kombetare te shtetit helvetik bashkarishtme me zvicerane Çdo vit më 1 gusht, zviceranët dhe qyetartert e dsaj (kupto edhe 300 mije shqiptare) festojnë themelimin e kombit të tyre me miq, festime në qytete dhe shumë fishekzjarre. Me rastin e 1 Gushtit, Ditës Kombëtare e Zvicrës, Presidentja e Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga ka dërguar një mesazh në video për të gjithë shtetasit zviceranë që jetojnë jashtë Zvicrës. Festimi kombëtar i Zvicrës, i mbajtur çdo vit me 1 gusht, shënon nënshkrimin e Kartës Federale në vitin 1291. Legjenda thotë se një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rütli (ose Grütli) në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit. Himni kombëtar u bë zyrtar në 1981 Himni kombëtar i Zvicrës u bë zyrtar vetëm në vitin 1981. Në këtë datë, himni aktual, Psalmi Zviceran, zëvendësoi zyrtarisht një version të hershëm të kënduar me melodinë britanike të Zotit, përveç Mbretëreshës.

Sipas Shoqatës Zvicerane të Interesit Publik, teksti aktual nuk është i popullarizuar dh ky tekst i propozuar himni, i kënduar në melodinë aktuale, nuk është zyrtar. Teksti i propozuar i himnit këndohet në katër gjuhët kombëtare të Zvicrës. Ja pse shqiptaret duhet t’i festojne Diten Nacionale te Zvicres paralel bashke me zviceranet -Sepse, Zvicra veq qe strehoi 60 mije refugjate gjate luftës, njihet nder vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me buke afer 800 mije shqiptare (500 mije ne Kosovë, 200 mije ne Maqedoni edhe 100 mije tjere ne Shqiperi, Luginen e Preshevës dhe Mal te Zi). Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet ne ditet e veshtira. Te përkujtojmë se Presheva (Serbi) vazhdimisht ka festuar Diten e Shqiperise dhe Kosovës, pa na dhene fare buke ato, bile perkundrazi Lugina gjithmone ka ndihmuar ata me buke, me strehim, me pushkë gjate luftes deri ne clirim !?.. Po fatkeqesisht harruan shpejte ata, merre me mend, ju jane marrur para per taksa shqiptareve te Lugines (?!)

Veç asaj, sot e kësaj dite nuk janë ne gjendje t’ju sigurojnë një Abetare (?!), nuk i furnizojnë as me dokumente te duhura shqiptaret e Luginës qe jane bere “azilant” ne token e tyre ne Fushe Kosovë apo Gjilan!. Sillen ashtu tamam, sikur Serbia sot me shqiptaret ne Medvegjë?!.. Pra nuk thuhet kot: Vëllau i keq humb mu në ditet më të vështira!!!.. Pas 728 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Zvicra, gjithmonë eshte thënë qe të jetë një shembull për vendet te posa dalura nga një luftë dhe konflikt, që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova. Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vetem e çokolladave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera te cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë nga nga shteti helvetik. Atëhere pse t’mos festojme 1-Gushtin diten e Zvicres, te cilet gjithnje na kane mbeshtetur dhe po ndihmojne shqiptaret !.. Urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat