Kërkonin të shkonin në Angli ilegalisht, ndalohet varka me 5 shqiptarë në Francë

Diaspora

Kërkonin të shkonin në Angli ilegalisht, ndalohet varka me 5 shqiptarë në Francë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar nga Londra është arrestuar nga policia franceze pasi po transportonte ilegalisht shqiptarë me varkën e tij për në Angli.

Autoritetet franceze raportojnë se pesë shqiptarë u gjetën në një varkë që ishte gati të linte portin francez të Cherbourg për të shkuar drejt Anglisë.

Në ujërat franceze autoritetet shpëtuan më shumë se 40 emigrantë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara.

Të paktën 202 emigrantë arritën të kalojnë në Britani të enjten.

Transportuesi u dënua me 4 vite burg dhe 10 vite humbje e të drejtës për të hyrë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat