Diaspora “ndëshkon” qeverinë e Kosovës. Sivjet ka dërguar vetëm 433 milionë euro, që dikur kjo shumë ishte mbi 700 milionë euro!

Diaspora

Diaspora “ndëshkon” qeverinë e Kosovës. Sivjet ka dërguar vetëm 433 milionë euro, që dikur kjo shumë ishte mbi 700 milionë euro!

Nga: Nefail Maliqi Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

23 gusht -Sot është dita e Diasporës, por për shkaqe të pandemisë, sivjet aktivitetet janë të zbehura ashtu sikur edhe investimi i tyre në vendlindje. Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10-vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë.

Manovrimet politike në kohë pandemie, rrëzimi i qeverive, pasiguria.. diaspora shqiptare redukton kontributet në Kosovë. Avdullah Hoti zbatoi vendimin e ish-Qeverise Kurti, duke i hequr taksën diasporës. Tash e tutje mërgimtarët hynë në Kosovë pa paguar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin në mbledhjen e saj të fundit më 03.06.2020, nëpërmjet Vendimit Nr. 05/39 ka aprovuar fillimin e procedurave për krijimin e një mekanizmi për mbulimin e obligimeve të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë në vitin 2020, dhe që janë subjekt i polisës kufitare", thuhet ne njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Që nga paslufta bashkatdhetarët tanë kanë paguar "shtetit të tyre" mbi 200 milionë euro edhe pse ata e kishin të paguar sigurimin e veturave të tyre në Zvicër dhe vendet tjera të BE-së. Për shkak pandemisë primi kufitar ka rënë dukshëm. Derisa në korrikun e vitit të kaluar të hyrat ishin rreth dy milionë euro, sivjet kjo shumë ka rënë në vetëm 200 mijë euro?! Diaspora shqiptare që solli për çdo vit në Kosovë 700 milionë euro sivjet, kjo shumë është përgjysmuar për shkaqe të njohur, krizat politike rrëzimi i qeverive në kohe pandemie, bashke me lojërat dhe manovrimet politike nga liderët politik duke shkaktuar kaos institucional. Pra gjitha këto ishin që diaspora e zhgënjyer ndëshkoi qeverinë e Kosovës duke ja frenuar "buxhetin".

Rënia e kontributit të diasporës shqiptare e ka pranuar edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. "Deri më tani janë 433 milionë euro që kanë ardhur nga diaspora, derisa e ka cilësuar si kontribut të jashtëzakonshëm." ka thëne znj. Bajrami. Këtij reduktimi të buxhetit nga diaspora shqiptare prej 700 milionë euro në 433 milion euro i ka "kontribuar" me të madhe dhe vet qeveria e Kosovës me panikun ndaj koronavirusit, paaftësinë për ta menaxhuar situatën , pastaj lajmet nga qeveria se Kosova po kërcënohet edhe me viruse tjerë herë e Nilit e herë derrit apo të mickojave etj.

Ndryshe eksperti Naim Gashi ka thënë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë.

“Diaspora jonë, ka rindërtuar Kosovën pas lufte, nga 200 mijë objekte banimi të shkatërruara, rreth 150 mijë janë ndërtuar nga diaspora. Ata njëkohësisht kanë vazhduar më kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes remitencave por edhe investimeve që ata kanë filluar t’i bëjnë në vendlindjen e tyre”, ka shtuar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat