Paniku nga koronavirusi dhe manovrimet politike, mbi 300 mijë mërgimtarë po kalojnë pushimet në plazhet e Francës dhe Italisë

Diaspora

Paniku nga koronavirusi dhe manovrimet politike, mbi 300 mijë mërgimtarë po kalojnë pushimet në plazhet e Francës dhe Italisë

Nga: Nefail MALIQI Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:25
Nefail MALIQI

Siç dihet shqiptarët në perëndim janë diaspora më e fuqishme në Ballkan. Numri i diasporës shqiptare vetëm në Zvicër dhe vendet e BE-së sillet mbi 800 mijë sosh, shkruan gazeta "Bota sot".

Sipas një hulumtimi të gazetës "Bota sot", mbi 300 mijë mërgimtarë nga diaspora shqiptare pushimet i kaluan dhe po i kalojnë në plazhet e Francës, Italisë, Turqisë, Belgjikës, Gjermanisë, Holandës, Sllovenisë, Kroacisë dhe vendet tjera skandinave.

Sipas kësaj ankete, në kontakte me agjenci turistike në vendet e BE-së dhe në biseda me mërgimtarët, dëshmitarët tanë thonë se diaspora shqiptare si kurrë njëherë më parë, sivjet ishte prezent në mënyrë masovike në plazhet e Francës (në bregdetin e Cote Azure, Siant-Tropez, Monaco, Cane, Nice..) apo në ato të Italisë (Venezia, Lido de Jesolo, Grado, Chioggia, Rimino, Pesaro etj..) qytete këto bregdetare afër Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe Belgjikës.

Dita e Diasporës qe ishte (me 2 gusht) por për shkaqe te njohura, të pandemisë sivjet aktivitetet ishin të zbehura ashtu sikur edhe investimi i tyre në vendlindje. Këtë e konfirmuan edhe autoritetet nga Qeveria aktuale e Kosovës.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike dhe zhvillimore në Prishtinë, ka thënë se viteve të fundit kontributet financiare të emigrantëve tanë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë. Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10-vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë. Por sivjet kjo shumë e kontributeve ka rënë në mënyrë drastike, disa fish me pak.

Këtij reduktimi të buxhetit nga diaspora shqiptare prej 700 milionë euro në 433 milion euro i ka "kontribuar" me të madhe edhe vetë qeveria e Kosovës me panikun ndaj koronavirusit dhe paaftësinë për ta menaxhuar situatën.

Bashkë me to edhe lajmet nga qeveria se Kosova duke frikësuar diasporën me njoftimet se "vendi po kërcënohet dhe është në rrezik të madh jo veç nga COVID-19 edhe nga virus tjetër me emrin Nili, apo viruset tjera si i derrit, i pulave etj..".

Kosova dhe Shqipëria me panikun që bënë rreth koronavirusit dhe manovrimet politike duke shkarkuar qeveri në kulmin e pandemisë, dëmtoi dukshëm buxhetin e Kosovës dhe Shqipërisë duke i shkaktuar humbje të madhe në ekonomi dhe tregti, duke i humbur miliarda euro?!

Image

Kosova dhe Shqipëria është dashur të marrin mësim, shembullin e Suedisë apo edhe Zvicrës se si menaxhohet situata përballë pandemisë, pa humbur asnjë orë pune, njëkohësisht duke respektuar masat vendore dhe ndërkombëtare përballëCOVID-19.

Kosova nuk e ka atë luks që në kohe pandemie të bëjë manovrime politike duke ngritur e rrezuar qeveri në çdo 4 muaj, ngarko e shkarko ministri dhe borde, kaos ky politik që ka shkaktuar paralizim të institucioneve duke shkaktuar pasiguri të investitorëve të huaj, sidomos tek mërgimtarët tanë në perëndim.

Prandaj, diaspora shqiptare e zhgënjyer me zhvillimet politike dhe keqmanaxhimin e situatës pandemike meqë rast iu krijua panik duke ekzagjeruar me shifra te vdekjeve dhe të të infektuarve bënë që mijëra mërgimtarë të ndërrojnë mendjen e pushimeve, që kishin paraparë t'i kalojnë në Kosovë dhe Shqipëri, që njëkohësisht u reduktua edhe kontributet, investimet e  tyre në vendlindje, bregdetin tonë. Në vend qe të kalojnë pushimet në Kosovë apo plazhet e bregdetit shqiptar, ata morën për destinacion vendet e BE-së, për të kaluar pushimet ne plazhet e Francës dhe Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat