U hodh në pishinë/ Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që vdiq tragjikisht në Itali

Diaspora

U hodh në pishinë/ Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që vdiq tragjikisht në Itali

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:51
Itali

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Bëhet fjalë për një person i cili u hodh në pishinën e hotelit dhe vdiq menjëherë më pas, mbase goditi kokën në dysheme.

Tragjedia për 40 vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.

Image

Mediat italiane shkruajnë se ai është Edmond Vistaraj, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate.

Hipoteza kryesore për shkakun e vdekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ishte me miqtë që festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat