Diaspora shqiptare, gjithmonë afër vendlindjes

Diaspora

Diaspora shqiptare, gjithmonë afër vendlindjes

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:22
Enver Idrizi dhe Xhevdet Ajeti me të birin

Te jeshe biznesmen nuk do te thote vetem te kesh pata, por edhe te jesh se pari njeri e humanist. I tille eshte Xhevdet Ajeti, atdhedashes, patriot, humanist e mbi te gjitha shqiptare i suksesshem ne Gjermani.

Xhevdet Ajeti ka prejardhje prej Prelezi i Ferizajit dhe jeton e vepron prej vitesh në Gjermani, gjegjësisht në qytetin Ravenbuk.

Ajeti, është ndër biznesmenët shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, që merret me ndërtime, por që ka në pronësi edhe supermarketin madh me produkte shqiptare të frekuentuar nga shqiptarët që vijnë edhe nga vende të tjera për të blerë aty, e madje ka klientelë gjermane, e që quhet “Kosova Ajeti”.

Në supermarketin e Ajetit, bëhen edhe blerje patriotike. Shqiptarët e Gjermanisë i duan, shijojnë dhe blejnë me krenari produktet vendore, që po ashtu kanë edhe cilësi të lakmueshme.

Si biznesmen e njeri të zotin e njohin të gjithë, ndërkohë që Xheti Ajeti është edhe një humanist i madh, ku ndwr tjerash ka ndihmuar edhe tri luftëra, atë të Kosovë, Preshevë e Maqedoni.

E, i biri i biznesmenit, Luani, është i dhënë pas muzikës. I riu së shpejti sjell këngën e parë të zhanrit rep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat