Banda e shqiptarëve dhunon dhe terrorizon biznesmenin e njohur grek

Diaspora

Banda e shqiptarëve dhunon dhe terrorizon biznesmenin e njohur grek

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:19
Mykonos të Greqisë

Banda e katër shqiptarëve vodhën dhe dhunuan një biznesmen të njohur në Mykonos të Greqisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mediat greke shkruajnë se pre e grabitësve ra pronari i një prej tavernave më të vjetra të peshkut në Mykonos, që është hapur aty që në vitin 1976.

Grupi i shqiptarëve iu fut biznesmenit në shtëpi rreth orës 01 të mëngjesit duke i kërkuar paratë që ai kishte në kasafortë.

Pas kundërshtimeve që kanë hasur, ata e kanë dhunuar më pas biznesmenin.

Shqiptarët e kishin planifikuar prej disa ditësh grabitjen e biznesmenit, pasi kishin ndjekur lëvizjet e tij. Ata e dinin se pronari i tavernës dhe gruaja e tij largoheshin në mesnatë, kishin llogaritur dhe kohën që atyre i duhej për të shkuar në shtëpi.

Shqiptarët u përleshën me biznesmenin, e për pasojë zhurmat i dëgjoi e bija e tij, e cila jeton në një shtëpi afër të të atit.

Ajo thirri policinë, duke bërë që 4 shqiptarët të largoheshin. Biznesmeni i tha policisë se ata i morën 12 mijë euro. Ai pësoi disa dëmtime në trup nga goditjet, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat