Zhduket pa asnjë gjurmë adoleshenti shqiptar në Angli

Diaspora

Zhduket pa asnjë gjurmë adoleshenti shqiptar në Angli

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 20:46
Daniel Gjinaj

Një adoleshent shqiptar, rezulton i humbur në Angli që prej 20 Gushtit.

Daniel Gjinaj 17-vjeç u pa për herë të fundit pasditen e 20 Gushtit në zonën e Worthing, në Britaninë e Madhe. Mësohet se ai ka udhëtuar me tren në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove. Danieli është shqiptar dhe përshkruhet si i dobët, me flokë të zeza të qethura shkurt. Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe atlete të bardha.

Autoritetet angleze bëjnë thirrje se kushdo që e sheh atë ose që di për vendndodhjen e tij të kontaktojë me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat