Falsifikonte pasaporta dhe karta identiteti, arrestohet shqiptari

Diaspora

Falsifikonte pasaporta dhe karta identiteti, arrestohet shqiptari

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 00:36
Policia italiane

Një shqiptar është arrestuar sot në Itali, i cili prej kohësh ishte në kërkim ndërkombëtar. Mediat në Itali shkruajnë se i riu gjatë vitit 2010 dhe 2012 kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Po ashtu bëhet me dije se i arrestuari punonte për një kompani që prodhonte dokumente identifikimi në Shqipëri.

I kërkuari u kap teksa ishte me pushime dhe ai u identifikua nga hoteli ku qëndronte, të cilët njoftuan agjentët e Policisë.

Tashmë shqiptari ndodhet në Burgun e Leçes, ku do të qëndrojë në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat