Dy shqiptarë kapen në Itali me 120 mijë euro në makinë, njëri në kërkim për drogë

Diaspora

Dy shqiptarë kapen në Itali me 120 mijë euro në makinë, njëri në kërkim për drogë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Policia italiane arrestoi dy të rinj shqiptarë, gjatë kohës që bisedonin në makinë me njeri tjetrin.

Njeri prej tyre ishte i kërkuar për drogë, ndërkohë që në një zarf brenda automjetit, ku shkruhej “vendi i ruajtjes së dashurisë”, u gjetën 120 mijë euro kesh.

Duke pasur dyshime nga sjellja e dy të rinjve, policia u thellua në kontrolle në mjet, deri kur gjeti zarfin me para.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari shqiptar M.P., kërkohej qysh prej vitit 2016, pasi Gjykata e Romës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, po për drogë.

Shqiptari tjetër, identiteti i të cilit nuk baht me dije u shoqërua në komisariat, ndërkohë që paratë u sekuestruan.

Dyshohet se dy shqiptarët merreshin me shpërndarje droge dhe se paratë e sekuestruara, mendohet se janë produkt i aktivitetit kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat