Shqiptari në Gjermani ndihmon gruan e tij të lindë në kushte shtëpie – ndoqi udhëzimet përmes telefonit

Diaspora

Shqiptari në Gjermani ndihmon gruan e tij të lindë në kushte shtëpie – ndoqi udhëzimet përmes telefonit

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:18
Bujar Demhasaj

Shqiptari nga Kosova i cili jeton në Schwaigern të Gjermanisë, është bërë “obstetrik”, pasi ka ndihmuar gruan e tij të lind me kushte shtëpie.

Të mërkurën gruaja e tij shtatzënë, kishte pasur dhimbjet e lindjes por në pamundësi për të dërguar në spital, ajo detyrohet që të lindë në banesën e saj.

Bujar Demhasaj, ka treguar për gazetën gjermane se ai i kishte ndihmuar gruas së tij Hanifes që të lind.

Bujari ka thënë se me ndihmën e mjekut të urgjencës Patrick Wohlfarth, përmes telefonit ia ka dalur përkundër që ishte hera e parë që kishte ushtruar profesionin e obstetrikut.

Wohlfarth kishte dhënë udhëzimet e nevojshme shqiptarit i cili kishte arritur me sukses të ndihmojë në lindjen e një foshnjeje të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat