Kjo është shuma që morën prindërit shqiptarë, pasi fëmijët e tyre humbën jetën në një aksident trafiku në Austri

Diaspora

Kjo është shuma që morën prindërit shqiptarë, pasi fëmijët e tyre humbën jetën në një aksident trafiku në Austri

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në vitin 2014, ku një familje kosovare ishte aksidentuar në Austri, derisa ishin duke ardhur në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijët e familjes kishin vdekur. Tani, gjykata më e lartë në Austri i ka dhënë familjes 235 mijë euro si kompensim

Familja ishte nisur më 29 korrik 2014 nga landi gjerman, Baden-Ëürttemberg ndërsa destinacioni i tyre ishte Kosova. Pas një udhëtimi prej shtatë orësh, kishin arritur në Wels (Austria e Epërme), ku edhe u aksidentuan me një shofer i cili po voziste në gjendje të dehur, shkruan krone.at.

Kryefamiljari ishte përpjekur të parandalonte përplasjen por më kot. Dy fëmijët e tij vdiqën menjëherë, ndërsa ai dhe gruaja e tij kaluan me lëndime të lehta. Ashtu si edhe shoferi shkaktar i aksidentit, i cili u dënua me dy vjet burg efektiv, për sjelljen e tij veçanërisht të pavëmendshme.

Padi për shkak të “gjendjes së shkatërruar emocionale”

Prindërit pastaj kanë iniciuar procesin gjyqësor, duke u ankuar për veten dhe për fëmijën e tyre tjetër, që nuk ishte në makinën e aksidentit. Ankesa kishte të bënte kryesisht me gjendjen e tyre të shkatërruar mendore, e cila nuk ishte përmirësuar as disa vite pas tragjedisë.

Në fund, sigurimi i automjeteve u desh të paguante 235,000 euro kompensim, përfshirë këtu edhe shumën që ishte transferuar para gjykimit. Kompensimi për dhimbjen dhe vuajtjen përshkruhet në gjykim si vijon: “është një satisfaksion për të gjitha vështirësitë që personi i dëmtuar duhet të durojë si rezultat i dëmtimit”.

Refuzohet kërkesa për kompensim më të lartë

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim më të lartë. Përcaktuese  për shumën është “pamja e përgjithshme e dëmtimit fizik dhe mendor”. Fakti që kanë humbur jetën dy fëmijë nuk mund të çonte në një “shumëzim aritmetik” të dëmshpërblimit për dhimbjen dhe vuajtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat