10 mijë euro një martesë, zbulohet banda e serbit që i organizonte “dasmat” në Austri - pre edhe shqiptarët

Diaspora

10 mijë euro një martesë, zbulohet banda e serbit që i organizonte “dasmat” në Austri - pre edhe shqiptarët

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

A ishte në pyetje dashuria e madhe? Jo, jo, më shumë bëhej fjalë për para të mëdha! Një treshe thuhet se ka ndërmjetësuar martesa fiktive, për të mundësuar mashtrim në sistemin shoqëror në Austri.

Goditje e madhe kundër kriminalitetit me martesa fiktive! Zyrtarët e policisë për të huaj dhe grupi i punës, hulumtuan një grup autorësh rreth një të dyshuari kryesor serb (49) në bashkëpunim me LKA Vjenë. Banda akuzohet për ndërmjetësimin e 27 martesave fiktive.

49-vjeçari dyshohet se ka ndërmjetësuar martesa fiktive me shtetase hungareze (kryesisht) me dy bashkëpunëtorë austriakë (47, 38), kryesisht me serbë, boshnjakë dhe shqiptarë nga Kosova, të gatshëm të paguajnë menjëherë. Të dyshuarit kërkonin mesatarisht 10,000 euro për ndërmjetësim, ndërsa martesat lidheshin nëpër ofiçinat serbe.

Sipas policisë, qëllimi i protagonsitëve ishte marrja e lejeqëndrimeve nga autoritetet austriake të imigracionit. Kjo u mundësonte “bashkëshortëve” përkatës hyrjen në tregun e punës, sistemin shoqëror dhe përfitimet sociale. Bashkëshortët e ndërmjetësuar nuk kanë qenë kurrë të vendosur në Austri dhe kanë ardhur në Vjenë vetëm për procedurat e nevojshme administrative. Shpërblimi ishte rreth 3,000 euro për kontratë.

Gjatë hetimit, është zbuluar një familje e madhe hungareze në të cilën, disa anëtarë të të njëjtës gjini kanë qenë të lajmëruar si “bashkëshortë”. Të dyshuarit jo vetëm që ndërmjetësuan martesa fiktive për shuma pesëshifrore, por edhe punë fiktive në ndërmarrjet false që ishin regjistruar në Vjenë. Një i dyshuar vuri në dispozicion rrjetin e tij të kompanive false.

Autoritetet e imigracionit duhej të mashtroheshin duke lëshuar fletëpalosje false të pagave dhe kontrata pune. Një total prej 59 veprash u raportuan nga hetuesit, nën dyshimin e ndihmës komerciale në qëndrimin e paautorizuar, ndërmjetësimin komercial të lejeve të qëndrimit ose falsifikimin e provave.

Në pyetje u morën 48 persona për këtë çështje dhe nëntë persona të tjerë u regjistruan për kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat