Në Shqipëri kam patur pa drejtësi gjatë karrierës… Në Montreal kam gjetur ambient shumë profesional

Diaspora

Në Shqipëri kam patur pa drejtësi gjatë karrierës… Në Montreal kam gjetur ambient shumë profesional

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:04

Gent Bejko aktor edhe regjisor i taletuar ka emigruar së bashku me familjen e tij prej disa vitesh  në Kanada. Pas me shume se një dekade midis  Shqipërisë dhe Kanadasë, ai vendosi  të largohej dhe të  niste një jetë të re në Kanada.  Gent Bejko  ka luajtur në disa filma,  si dhe ka spikatur  për rolet e veçanta në spektaklin e humorit “Portokalli”. 

Ai ka qenë pjesë edhe në disa produksione filmash ne Hollywood. Bashkë  me bashkëshorten dhe dy fëmijët jeton në Montreal, një qytet tipik ku përzihet Europa me Amerikën e Veriut dhe çdo lloj kulture tjetër dhe nëse je artist, ky është qyteti i duhur për të jetuar.

Qytet ku secili individ vjen nga diku tjetër. Në Kanada është angazhuar  në shfaqje teatrore, si aktor. Ka luajtur në disa produksione kanadeze dhe amerikane.

Nga  bashkëpunimet e deri tanishme  në Kanada është ndjerë  tejet i vlerësuar nga kolegët dhe  produksionet. Sa ka ndryshuar jeta e tij në  Kanada dhe a ka menduar që të  rikthehet në Shqipëri?

Gent Bejko në një rrëfim të sinqertë për emisionin Diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat