Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me makinën përballë, vdes 26-vjeçari shqiptar

Diaspora

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me makinën përballë, vdes 26-vjeçari shqiptar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:05
Pamje nga aksidenti

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Opel Corsa” me një “Ford Focus”, duke përfunduar sipër kësaj të fundit.

Pas përplasjes fatale humbi jetën i riu shqiptar, i cili jetonte në zonën e Milanos. Policia italiane ka njoftuar se ka përfunduar në spital edhe një 51-vjeçar i plagosur.

Bëhet e ditur se viktima ishte në makinën tip “Ford Focus” dhe ka humbur kontrollin ndoshta për shkak të shiut që kishte rënë. Si pasojë ja përfunduar në korsinë tjetër ku përballë ka patur “Opel Corsa” i drejtuar nga 51-vjeçari.

Sipas mediave vendase, dy ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me karabinierët dhe zjarrfikësit. Këta të fundit bënë të mundur nxjerrjen e 26-vjeçarit nga kabina, kushtet e të cilit u shfaqën shumë serioze që nga fillimi.

I riu u transferua urgjentisht me ambulancë në spitalin San Gerardo në Monza, por vdiq menjëherë më pas. Ndërkohë po hetohet për të zbuluar dinamikën e aksidentit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat