Kishte 20 vite në Itali dhe punonte në ndërtim, policia befasohet nga ajo që i zbulon shqiptarit

Diaspora

Kishte 20 vite në Itali dhe punonte në ndërtim, policia befasohet nga ajo që i zbulon shqiptarit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:42
Arrestimi i tij

Mediat italiane bëjnë me dije se një shqiptar, 48-vjeç, pa precedentë të mëparshëm, u kap me 21 kg drogë, e cila u gjet në një apartament në Sardegna në Milano. Mësohet së shqiptari punonte në ndërtim.

Arrestimi i tij është bërë pasi në banesën e tij, policia ka zbuluar 21 kilogramë heroinë të cilësisë së parë. Ai ishte duke udhëtuar me një furgon të vogël kur është ndaluar fillimisht nga policia. Atij me vete i janë gjetur 10 gramë kokainë dhe justifikimi i shqiptarit ka qenë se e kishte për përdorim personal.

Por duket se karabinierët e Milanos kishin informacione të sakta për ‘punën’ që ai bënte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ata kanë gjetur një çantë me 43 ‘bukë’ heroine që në total shkonin në 21 kilogramë. Gjithashtu janë gjetur dhe 2.5 kilogramë përzierës dhe 5 mijë euro kesh. Shqiptari kishte 20 vite në Itali dhe nuk ishte asnjëherë i ndaluar nga policia.

Ai ishte i punësuar në mënyrë të rregullt nga një ndërmarrje. Pas ndalimit, shqiptari është dërguar në burgun e ‘San Vittore’ me akuzën e ‘shpërndarjes së lëndëve narkotike’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat