Shqiptari 20 vite burg për vrasjen e gruas/ Përgjimi me stilolaps solli pasojat fatale

Diaspora

Shqiptari 20 vite burg për vrasjen e gruas/ Përgjimi me stilolaps solli pasojat fatale

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:13
Valdon D. është dënuar me 20 vite burg pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij

Shqiptari Valdon D. është dënuar me 20 vite burg pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij në Austri. “E lashë atë të gjallë,” tha ai në gjykatë, kur u largua nga banesa ku jetonin gati një vit më parë në qershor 2019, pasi 32-vjeçari kishte rrahur dhe keqtrajtuar gruan e tij.

Babai i tre fëmijëve mes moshës tre dhe 10 vjeç, pretendon se e kishte parë gruan e tij në stacionin kryesor të trenit me një të huaj.

Ai, më pas filloi ta monitoronte dhe fshehu në çantën e saj një stilolaps vëzhgimi. Kur ajo e mori vesh, filloi debati vdekjeprurës.

Ai e goditi gruan në kokë me dru. Shqiptari nga Kosova gjithashtu pranon: “Më vjen jashtëzakonisht keq që ia bëra këtë nënës së fëmijëve të mi.”

Duke ia vendosur dërrasën në qafë dhe duke e mbytur atë me kaq dhimbje, punëtori i ndërtimit mohon me forcë: “Kur unë u largova, ajo ishte akoma gjallë”.

Gruaja e tij ishte shtrirë në dysheme dhe u përpoq të thërriste policinë në celularin e saj, prandaj ai u largua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat