Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Diaspora

Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:05
Hatije Ismaili

Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili sot edhe zyrtarisht dekorohet nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”.

Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”.

Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.

Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme.

Më pas, u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.

është doktoreshë e licensuar e mjeksisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.

Për momentin ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm ”Novo Mesto”, në Sloveni, si doktoreshë në sektorin e Gjinekologjisë.

Deri më sot, ajo ka publikuar shumë artikuj në revista mjeksore të Slovenisë dhe është bashkëpunëtore e jona , gjithmonë e gatshme për t`iu ofruar përgjigjje për problemet tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat