Protesta kundër maskave në Romë, shqiptarja habit italianët: Nëse sëmurem nga Covid? Pak raki dhe përsëri në këmbë!

Diaspora

Protesta kundër maskave në Romë, shqiptarja habit italianët: Nëse sëmurem nga Covid? Pak raki dhe përsëri në këmbë!

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:06
Shqiptarja protestuese në Romë

Qindra protestues po manifestojnë këtë pasdite në Romë kundër mbajtjes së maskave shëndetësore në çdo orë të ditës e në çdo ambient të mbyllur e të hapur, si një nga masat e fundit të ligjëruar nga qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid 19.

Në manifestimin “No mask”  i quajtur “marshimi i lirisë” që po mbahet në sheshin “San Giovanni” në Romë janë përfshirë dhe njerëz të njohur të botës së artit e spektaklit italian si aktori Enrico Montesano apo shoë girl Rosita Celentano, vajza e këngëtarit të njohur Adriano Celentano si dhe politikanë nga forca të ndryshme politike.

“No mask” kërkojnë punë, të ardhura, demokraci e sovranitet e janë kundër kompanive multinacionale, kundër monedhës sovrane, kundër rrjetit 5 G.

Ata janë të bindur se kërcënimini nga epidemia Covid-19 është përdorur nga qeveria për të vendosur një diktaturë shëndetësore.

Në 2 orët e fundit, Italia ka regjistruar një rritje të rasteve të personave të infektuar me shifra që nuk regjistroheshin prej fazës më akute të pandemisë në mars të 2020.

Ministri italian i Shëndetësisë ka thirrur në një mbledhje urgjente të dielën, 11 tetor, Komitetin tekniko-shkencor për të analizuar situatën e këtë rritje të frikshme të rasteve pozitive.

Rajoni i Lombardisë sapo ka informuar të dhënat e fundit se sot janë mbi 1100 të infektuar më shumë në këtë territor.

Ndër manifestuesit “No mask” është dhe një emigrante shqiptare e cila jeton në Firence e për mediat italiane ajo thotë se mjafton pak raki e koronavirusi zhduket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat