‘Receta’ shqiptare për virusin bën namin në Itali. Aida prezanton kurën e saj: ‘Pi pak raki dhe…’

Diaspora

‘Receta’ shqiptare për virusin bën namin në Itali. Aida prezanton kurën e saj: ‘Pi pak raki dhe…’

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 07:41
Aida

Pandemia e COVID-19 ka prekur pothuajse gjithë botën dhe me kalimin e kohës dhe muajve qasja e njerëzve për këtë virus ka ndryshuar shumë.

Shumë mendojnë se është e gjitha një histori e trilluar politike, ekonomike dhe shpesh herë në vende të ndryshme të botës kanë dalë hapur kundër rregullave të marra nga qeveritë përkatëse.

Mediat italiane kanë marrë së fundmi në një intervistë,  një vajzë shqiptare me emrin Aida e cila është shprehur kundër mbajtjes së maskës në publik. Në intervistën e saj, ajo shprehet se as gjobën prej 400 eurosh nuk do ta paguajë, dhe ndan me shikuesit recetën anti-covid.

Sipas saj, nëse infektohet me COVID-19, pini pak raki dhe të nesërmen do të ngriheni në këmbë.

“Jemi me ju djema! Unë kam pasur fatin që të sëmurëm shumë rrallë. Shërohem si të gjithë, pak anti-inflamator, pas antibiotik dhe pak raki do e shohësh se nesër në mëngjes do ngrihesh në këmbë. Nuk kam frikë nga gjoba, prandaj nuk mbaj maskë. Nuk kam frikë nga asgjë. Nuk mendoj se do ta paguaj gjobën. Nuk shoh arsye ta vendos maskën. Jemi në 2020, e dini ju që virusët lindin dhe vdesin shpejt. nuk jam mjeke por kam mësuar gjërat elementarë në shkollë. Në Shqipëri funksionon shumë ndryshe. Do ta mbaja nëse do merrej si respekt për të tjerët, por jo si detyrim. Mua diktaturat nuk më kanë pëlqyer kurrë”, – tha ajo gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat