Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, dyshohet se e rrëzuan nga motori

Diaspora

Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, dyshohet se e rrëzuan nga motori

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 15:30
Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, dyshohet se e rrëzuan nga motori

Një shqiptar është gjetur i vdekur  në Greqi. Në trupin e viktimës janë gjetur plagë të shumta, dyshohet se e rrëzuan nga motori.

Mësohet se 40-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm nga fshatarë në Skepasto, Kalavrita. Rrethanat në të cilat ai humbi kontrollin e motorit ende nuk dihen.

Ai menjëherë është transportuar në Spitalin e Kalavrita, ku edhe u shpall i vdekur. Oficerët e policisë të komisariatit në Kalavrita më pas informuan të afërmit dhe gruan e tij.

40-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të vogël. Ai mori plagë të shumta dhe pranë tij u gjet edhe motori.

Deri më tani nuk është zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt. Drejtuesit e policisë po hetojnë të gjitha mundësitë e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat