Pa pjesëmarrjen e potencialit profesional, shkencor dhe financiar të Mërgatës, nuk mund të ketë rimëkëmbje të ekonomisë së Kosovës..!

Diaspora

Pa pjesëmarrjen e potencialit profesional, shkencor dhe financiar të Mërgatës, nuk mund të ketë rimëkëmbje të ekonomisë së Kosovës..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 11 tetor 2020 Në ora: 16:07
Foto nga takimi

Kështu u konstatua në takimin e punës i cili u mbajt dje në Nagold afër Shtutgartit, në restaurantin e bukur me pronar, Hysni Gashaj, ku morën pjesë z. Agim Polloshka, aktivist i dalluar i çështjes kombëtare, z. Hafiz Gagica, ich kryetar i LDK-së në Gjermani dhe i Kolegjiumit të degëve të saj në botë, drejtori i firmës gjermane për energji në Passau, z. Petz, Dr. Ass. Nikollë Shabani, kryetar i Asociacionit të Intelektualëve shqiptarë, si dhe z. Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Lobit Shqiptar në Botë, aktivist dhe inovator në fushën e energjisë alternative, etj.

Në takim u shqyrtuan mundësitë dhe potenciali shumë i madh që e ka Mërgata jonë në Gjermani dhe botën perëndimore, të cilin ajo mund t’ia ofrojë atdheut tonë të dashur, Kosovës martire, e cila 20 vite pas çlirimit ende rënkon nga varret dhe plagët e luftës, vuan nga varfëria, papunësia, mos zhvillimi ekonomik dhe social, korrupsioni, nepotizmi, etj., e cila për fat të keq është rrënuar dhe përmbysur me kokë për toke nga sjelljet dhe veprimet e papërgjegjshme të shumë politikanëve të cilët pa fije turpi vodhën dhe uzurpuan pasuritë e popullit të shumë vuajtur shqiptar në Kosovë!

Mërgata jonë zulmë-madhe, patriotike, sakrifikuese dhe kontribuuese kryesore në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ani pse ndjehet e injoruar, e mjelë në kufi dhe shumë keq e trajtuar nga qeveritë e deritanishme, etj., ajo pranë gjithë këtij mohimi dhe mosnjohjeje të meritave të saj për lirinë e Kosovës e fituar me aq shumë gjak, gjithnjë është e gatshme që edhe sot ta ndihmojë vendlindjen në planin e rimëkëmbjes së saj ekonomike, u konstatua ndër të tjera në këtë takim pune. Prandaj, siç u tha, me shumë firma gjermane janë shtuar kontaktet dhe përpjekjet e aktivistëve dhe biznesmenëve tanë këtu për të gjetur forma dhe mundësi të reja bashkëpunimi me këtë vend mik në shumë fusha të ekonomisë, në vazhdën e të cilave përpjekje ishte edhe takimi i sotëm më njërin nga biznesmenët e shquar gjermanë për të parë mundësinë e investimeve të përbashkëta në projekte të ndryshme zhvillimore në Kosovë.

Ishte konstatim i përbashkët, po ashtu, se Mërgata shqiptare në Gjermani si dhe në vendet tjera perëndimore ka potencial të madh profesional ku të rinjtë tanë tani më i kanë kryer studimet në lëmi të ndryshme siç dhe përbëjnë edhe një gjeneratë të re e cila është e gatshme të kthehet në atdhe që dijen dhe përvojat e fituara në vendet e zhvilluare të Perëndimit t’i aplikojë në Kosovë përmes projekteve të shumta ekonomike, sociale, kulturore turistike dhe sportive.

Takime të kësaj natyre do të mbahen edhe në të ardhmen!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat