Policia italiane i troket shqiptarit në derë, e fundos ajo që i gjejnë brenda apartamentit

Diaspora

Policia italiane i troket shqiptarit në derë, e fundos ajo që i gjejnë brenda apartamentit

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 19:42
Itali

Mbrëmjen e djeshme policia italiane e Compagnia di Riva ka sekuestruar 600 gramë kokainë në një banesë.

Sipas mediave italiane, pas disa vëzhgimesh të njëpasnjëshme të zonës së Rovertos është pikasur një 36-vjeçar shqiptar, të cilin policia vendosi ta kontrollojë.

Si rezultat u zbulua se ai nuk ishte i pajisur me dokumente të rregullta për të qëndruar në Itali.

Ata më pas vazhduan kontrollet në një apartament ku qëndronte një 49-vjeçar. Qeni i njësisë Guardia di Finanza zbuloi një sasi 'malli' në një sirtar. Nëse do dilte në treg kokaina kapte vlerën e mbi 60 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit, u gjet gjithashtu materiali i përdorur për paketimin e substancës dhe disa gramë háshásh. Të dy u arrestuan dhe hetimet e mëvonshme zbuluan se shtetasi shqiptar ishte regjistruar me identitete të ndryshme në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat