Drogë poshtë sediljes, çifti shqiptar kapet me 5 kg heroinë

Diaspora

Drogë poshtë sediljes, çifti shqiptar kapet me 5 kg heroinë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 07:37
Ilustrim

Një 43 vjeçar dhe një 38 vjeçare shqiptare janë arrestuar në Itali, pasi në makinën e tyre u gjenden 5 kilogram heroine.

Gjykata e liroi gruan, pasi nuk kishte fakte për ta  lidhur me trafikun e drogës.

Sipas policisë italiane, një 43 vjeçar dhe një 38 vjeçare, të dy shtetas shqiptarë me banim në Itali, u arrestuan nga rojet kufitare në postën doganore Chiasso Brogeda për trafik droge.

Arrestimi ndodhi më 26 Shtator, por u zbulua vetëm këtë të martë. Kontrollimi i makinës së tyre zbuloi mbi 5 kilogramëve heroinë të fshehur në kabinën e pilotit, poshtë sediljeve të pasme.

43 vjeçari do përgjigjet për shkelje të rëndë të ligjit federal për drogën.

Pas hetimeve të nevojshme, 38-vjeçarja u lirua nga burgu sepse nuk kishte prova që e lidhnin me transportin e heroinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat