Tmerr në Angli, shqiptari u hedh acid 11 oficerëve të policisë

Diaspora

Tmerr në Angli, shqiptari u hedh acid 11 oficerëve të policisë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:42
Angli

Një shqiptar akuzohet se ka hedhur acid në drejtim të 11 oficerëve të policisë, të cilët mbetën të lënduar gjatë një kontrolli për drogë në veri të Londrës.

BBC shkruan se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Armando Gjyla, i cili ka hedhur lëndën gërryese drejt tyre me qëllim dëmtimin e rëndë trupor.

Shqiptari pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside ditën e sotme. Në 23 shtator 2020 skuadra e antidrogës në Barnet  po ekzekutonte një urdhër kontrolli kur ndodhi incidenti.

Policia angleze ka ngritur akuza ndaj shqiptarit në Londër për plagosje të efektivëve gjatë një kontrolli për drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat