6 orë në pritje të urgjencës, shqiptari përfshihet në një aksident të frikshëm

Diaspora

6 orë në pritje të urgjencës, shqiptari përfshihet në një aksident të frikshëm

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 21:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Francë.

Automjeti me të cilën udhëtonte ai përfundoi në një livadh poshtë rrugës dhe duke u përplasur fort me një pemë.

Shqiptari i aksidentuar kaloi rreth 6 orë në vendin e ngjarjes para se të zbulohej nga shërbimet e urgjencës.

Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat