Dalin dëshmi tronditëse për zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Athinë

Diaspora

Dalin dëshmi tronditëse për zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Athinë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:43
Artemis Vasili

Artemis Vasili prej pesë ditësh vijon që të jetë e zhdukur, ndërsa policia greke dhe familja ende nuk kanë rënë në gjurmët e saj.

Vajza u zhduk të premten në Koropi, Athinë.

Babai i vajzës 19-vjeçare dhe famlja e saj bënë edhe njëherë apel që kushdo që e shikon të kontaktojë me ta në mënyrë që kjo çështje të ketë një fund të lumtur.

Ajo familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.

Një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte, ndërsa Artemis u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim.

Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.

Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare e kapën kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmi të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat