Vdes në qeli shqiptari që tronditi qytetin italian

Diaspora

Vdes në qeli shqiptari që tronditi qytetin italian

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:57
Policia italiane

Eder Marila, shqiptari i dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës në 2013 me burgim të përjetshëm për përplasjen e qëllimshme me makinë të gjashtë grave, ku njëra humbi jetën, vdiq në burgun e Padovës.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ka mbytur veten me gaz, nga një bombol që e përdorte për gatim.

Por e ëma e tij nuk beson se i biri është vetëvrarë, ndërsa kërkoi që gjatë autopsisë të ishte i pranishëm edhe një ekspert i propozuar nga ajo.

Eder Marila ishte quajtur "vrasësi i zonjave të vjetra" pas ngjarjes së rëndë që tronditi Riminin.

Në vitin 2006 , ai përplasi me makinë gjashtë gra, ku njëra prej tyre, 89-vjeçarja Ester Melucci, vdiq në 14 tetor 2006, nga plagët e rënda. Shqiptari u arrestua në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat