Deklaratë e Kolegjiumt të Nëndegëve të LDK-së në Bavari të Gjermanisë

Diaspora

Deklaratë e Kolegjiumt të Nëndegëve të LDK-së në Bavari të Gjermanisë

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 27 tetor 2020 Në ora: 10:45
Avdullah Hoti

Në emër të votuesve, aktivistëve e strukturave të LDK-së në Nëndeëet tona, shprehim përkrahjen e plotë për Qeverinë e Kosovës, e posaqërisht për kryeministrin Hoti.

Lufta kundër krimit e korrupsionit në Kosovë, ishte premtimi kryesorë i LDK-së në fushaten e fundit zgjedhore.

Fillimisht kjo luftë u fillua në bashkëqeverisje me VV-në, por shpejtë u kuptua që ish-kryeministri Kurti, përposë që nuk e kishte guximin për ta udhëhequr këtë luftë ( siç u dëshmua me pengimin e ministrit Veliu e Policisë së Kosovës për rastin Karaçeva ), ai e përdori ,,çkapjen e shtetit" për ti mbushur bordet me militant të paaftë të VV-së.

Mosguximi i ish-kryeministrit Kurti,u zëvëndsua me veprime të matura e profesionale nga qeveria Hoti, në Karaçevë e pjesë tjera të Kosovës

Për ta luftuar krimin e korrupsionin në Kosovë, fillimisht duhet në krye të institucionëve të sillen njerëz që janë të aftë dhe të gatshëm ta fillojnë këtë luftë.

Për këtë arsye shkarkimet në krye të Policisë, Doganes e ATK-së ishin të guximshme politikisht, por të domosdoshme për të ecur përpara.

Vetë fakti që Kosova ka kaq probleme të mëdha sa i përket luftës kundër krimit e korrupsionit, e tregon më së miri, sa i nevojshëm ishte ndryshimi në udhëheqjen e këtyre shtyllave kryesore të Kosovës që duhet ta luftojnë këtë dukuri të keqe në vendin tonë.

Kryeministri Hoti do e ketë përkrahjen e plotë nga ana e Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari, për punën e shkëlqyeshme që po e tregon si në politiken e jashtme e përfaqësimin dinjitozë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, poashtu në politikat e brendshme siç është lufta kundër Pandemisë, rimëkëmbja ekonomike e lufta kundër krimit e korrupsionit.

I përgzojmë edhe përfaqësuesit e LDK-së në qeverinë Hoti, z.Selmanaj, z.Veliu, z.Quni, z.Zemaj, z.Bajrami, z.Dumoshi e z.Mustafa, për një punë e angazhimë të jashtëzakonshëm në arritjet e deritanishme në dikasterët e tyre.

LDK-ja e udhëhequr nga kryetari Mustafa po e tregon edhe njëherë, që është forca e vetme që duhet e do ti prijë procesëve pozitive në Kosovë.

Me Respekt

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bavari / Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat