Aksidenti i autobusit me emigrantë shqiptarë, policia kroate zbardh shkaqet

Diaspora

Aksidenti i autobusit me emigrantë shqiptarë, policia kroate zbardh shkaqet

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:28
Foto

Policia kroate ka përfunduar hetimin e aksidentit, ku u përfshi një autobus me targa shqiptare në autostradën A1 pranë zonës së pushimit të Jasenica.

Siç u vërtetua, një shtetas shqiptar, 43-vjeç ishte duke drejtuar autobusin në drejtim të Zagrebit dje rreth orës 11:00 të paradites.

Në një moment, për shkak të pakujdesisë, ai doli nga rruga dhe goditi bordurën mbrojtëse me pjesën e përparme të autobusit.

Më pas, arriti të kthehej në korsinë e trafikut dhe u ndal.

Ndërkohë që dje u raportua për 23 persona të lënduar lehtë, mediat vendase shkruajnë sot se katër pasagjerë kërkuan kujdes mjekësor, 24-vjeçari dhe 20-vjeçari pësuan lëndime më të rënda trupore, ndërsa 31-vjeçari dhe 50-vjeçari pësuan lëndime të lehta.

Shoferi shqiptar nuk u mat për alkool në gjak dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për shkaktimin e një aksidenti trafiku. Autobusi u hoq nga rruga rreth orës 5 pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat