Organizatë bamirësie për emigrantët/ Arrestohet trafikantja shqiptare dhe partneri i saj. Si i zhvaste “Nona” bashkëkombësit në Angli

Diaspora

Organizatë bamirësie për emigrantët/ Arrestohet trafikantja shqiptare dhe partneri i saj. Si i zhvaste “Nona” bashkëkombësit në Angli

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:10
Pranvera Smith/Flamur Daka

Një grua shqiptare është arrestuar pasi trafikonte njerëz në Britaninë e Madhe, e fshehur pas një skeme bamirësie.

Sipas BBC, Pranvera Smith që përdorte për veten e saj nofkën “Nona”, kishte fituar leje qëndrimi në Angli me vitin 2014 si një mundësi për të ndihmuar shqiptarë që ishin në rrezik për të udhëtuar drejt shtetit ishullor.

47 vjeçarja u merrte burrave dhe grave rreth 10 mijë paund për t’i marrë deri në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që pasi mbërrinin në territorin anglez ajo u merrte dhe një shumë 1-4 mijë paund për këshillime në lidhje me emigrantët. Ky shërbim fillimisht pretendohej se do të jepej falas prej saj.

Në gjithë këtë skemë ajo ishte mbështetur nga partneri i saj Flamur Daka, 44 vjeç, të cilët arritën të fitojnë lotarinë “Big Lottery” duke thënë se duan të ndihmojnë emigrantët me këtë organizatë që gëzonin.

Shqiptarja është dënuar nga gjykata me 5 vite e 4 muaj burg e akuzuar se ka shkelur ligjin e emigracionit, teksa partneri i saj u dënua me 4 vite heqje lirie.

Pranvera Smith ishte përfshirë edhe në trafikim droge, pasi u zbulua se detyronte emigrantët të kultivonin kokainë. Nën këtë akuzë të dy u dënuan edhe me nga 6 muaj të tjerë burgim.

Gjatë hetimeve u zbulua se 47 vjeçarja kishte fituar nga kjo skemë rreth 130 mijë paund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat