Lazim Destani në Dyseldorf pret në takim z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman

Diaspora

Lazim Destani në Dyseldorf pret në takim z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman

Nga: Beqir Sina Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 22:38
Pamje nga takimi

DYSELDORF GR : Filantropi Lazim Destani, President i kompanisë Ecolog International, dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka pritur  në zyrën e tij, zotin Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman.

Ai shkruan në statusin e tij, zyrtar, se "E pata për nder pritjen që i bëra dje mikut tonë z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman. Në këtë takim, të mbajtur në zyrat e kompanisë sonë në Dyzeldorf, së bashku me z. Beyer diskutuam e shkëmbyem mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe me diasporën tonë në Gjermani'

Zoti Lazim Destani,i cili është dhe President Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, ka biseduar me deputetin gjerman Beyer, lidhur edhe me situatën aktuale dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia, të cilat shkruan ai ishin gjithashtu pjesë e bisedave mes tyre " Ishte konstatimi ynë i përbashkët se vështirësitë dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia në mënyrë të veçantë po i ndien ekonomia e brishtë e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende kanë shumë nevojë për mbështetje" thekson Destani.

Mesazhi i plotë:

E pata për nder pritjen që i bëra dje mikut tonë z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman. Në këtë takim, të mbajtur në zyrat e kompanisë sonë në Dyzeldorf, së bashku me z. Beyer diskutuam e shkëmbyem mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe me diasporën tonë në Gjermani.

Deputetin Beyer, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani. Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme z. Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë.

Situata aktuale dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia ishin gjithashtu pjesë e bisedave mes nesh. Ishte konstatimi ynë i përbashkët se vështirësitë dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia në mënyrë të veçantë po i ndien ekonomia e brishtë e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende kanë shumë nevojë për mbështetje.

Duke qenë z. Beyer Anëtar i Delegacionit Gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, diskutuam edhe mbi gjetjen e rrugëve më të mira për thithjen e fondeve që BE ka planifikuar për rajonin tonë. Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa një ekonomi e zhvilluar do të ishte bazë e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera që e preokupojnë popullatën e këtij rajoni. Vendet tona në të kaluarën janë lënë disi pas dore ndërsa ne shqiptarët tani presim më shumë, presim veprim më dinjitoz dhe përkrahje nga Bashkimi Europian.

Takimin e mbyllëm duke e falënderuar z. Beyer për vizitën dhe në veçanti, duke e çmuar lart angazhimin e tij e të Gjermanisë në përgjithësi për mbështjetjen që po i japin Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbjen ekonomike si dhe për integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike. /Beqir Sina/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat