Pse e kam mik, Maxhun Smajlin?

Diaspora

Pse e kam mik, Maxhun Smajlin?

Nga: Xhevat Berisha Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:33
Xhevat Berisha dhe Maxhun Smajli

Shumë njerëz jetojnë për para dhe për gjëra që mund të blihen me to. Disa jetojnë për të bërë emër. Të tjerët jetojnë për të përsosur aftësitë e tyre në fushën e artit dhe krijimtarisë. Ka edhe nga ata që jetojnë për të tjerët. Por, ka edhe shumë të tjerë që nuk dinë se për çfarë jetojnë ose përse ekzistojnë.

Më kujtohet një moment kur isha i ulur para Babës Shyqë dhe pritja milicijen që të vin dhe  të mi vnojnë prangat, për një vepër që kisha bërë; Kujdesu që të shoqrohësh me njerz të ndershëm dhe të drejtë, se e ardhmja e tyre do të jetë paqja”. Prandaj, gjithmonë, për mik, kam kërkuar njerëz që kanë të njëjtat pikëpamje, interesa dhe parime me mua.

E thonin pleqët e menqur dikur: “Shoku i vërtetë të do në çdo kohë dhe, të bëhet vëlla në ditë të vështira”. Prandaj, më pelqejnë njerëzit që kanë cilësi të mira, si ndershmërinë dhe guximin. Në përditshmërinë e të sotmës, vështirë gjinden njerëz me cilësi të mira. Ngase, për fat të keq, ka shumë nga ata që profesion kanë ndërtimin e mureve ndarëse mes njerëzve.

Mirpo, unë kam pasur fatin të kem miqë të mirë. Njerëz, që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për ta mbajtur gjallë emrin e Kosovës dhe kombit si neper burgjet e Serbisë ashtu edhe në Mërgim. Njëri prej tyre është edhe Maxhun Smajli, gazetar dhe ish-reporter i luftës, i cili ka kaluar provën e torturës. Maxhuni që në rininë e tij të herëshme ishte vën në rrugën e njerëzve të mëdhenjë të kombit, dhe gjithmonë në shërbim të lartësimit të vlerave  kombëtare.

Pa u thelluar shumë në të bëmat e tija sepse nuk i dij të gjitha, unë po i veqojë disa; -  Për disa vite ishte kryetar i Nëndegës së LDK-s, në Drenoc të Klinës, -Për disa vite ishte mësimdhënës në Shkollën fillore në Drenoc, të Klinës, - Në kohën kur regjimi serb kishte filluar me zbrazjën e bibliotekave nga libri shqip, në vitin 1992, ky hapi bibliotekën e parë Popullore dhe Shkollore, në Kosovë, - Më është thënë nga disa miq të Klinës se në vitet e 90-ta Maxhuni e hapi ambullantën e parë në Klinë.

Kur në atdheun e ton nisi lufta; kam informata se ai, kishte lën gruan shtatëzënë me katër fëmij të vegjël dhe kishte dal në zonat e luftës, krah për krah me luftetarët e lirisë, ushtarë të UÇK-ës, nga ku nuk u largua deri në çlirim.

Ky gazetar-reporter lufte, ka raportuar për ma shumë se 100 fshatra të  komunave të Kosovës. Ende i kam në memorie raportimet e tij në TVSH, DW, “Koha ditore”, “Radio koha “, “Kosova Press”, “Kosova e lirë” e shtëpi të tjera informative, dhe matreiale xhirime e shkrime të panumërta.

Është gazetari më i keqtrajtuar, në Kosovë, nga forcat policore serbe; me dhjetra herë i arrestuar, dhe i keqtrajtuar për vdekje.

Hajna e kriminel që sot jan edhe në strukturat shtetrore  e detyruan të largohet nga atdheu, duke ja mohuar edhe të drejtën për t’qenë Veteran i luftës, (sidukët dikend e pengoi respekti që Maxhuni e ka për Dr.Ibrahim Rugovën..!)

Është shqiptari i parë dhe i vetmi që ka realizuar rrugëtimin e tij mbi 2000 kilometra për 78 ditë në këmbë, nga Fulda e Gjermanisë deri në Junik të Kosovës.
Rrugëtim i cili sa herë që publikohej nga mjetet e informimit, përlotej familja ime dhe e gjithë mërgata..!

Ka realizuar libra dhe filma dokumetar.

Në Gjermani, tash e pesë vite, ka hapur bibliotekën, e vetmja në mërgatën shqiptare në botë. Në të njëjtën kohë është zëdhënës i SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen dhe i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme.

Me moton, se: “Puna nuk është turp”, bën punën e shoferit të kamionit.

Këto pra jan arsyet, pse ndihem shumë mirë që e kam mik, Maxhun Smajlin, të cilit i uroj: “T’u ktheftë gjallëria si në kohën e rinisë sate”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat