Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, vidhte banesa

Diaspora

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, vidhte banesa

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Një shqiptar 22 vjeç është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet për disa vjedhje. Mediat në vend bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim disa muaj më parë.

Karabinierët në fund të hetimeve kanë arritur që të sigurojnë prova kundër 22-vjeçarit dhe e kanë arrestuar. I riu akuzohet se bashkë me një person tjetër, i arrestuar në Gusht, kishin vjedhur disa banesa.

Policia arriti që pas disa muajsh kërkimesh të binin në gjurmët e 22-vjeçarit dhe e kanë prangosur. I arrestuari tashmë akuzohet për 7 vjedhje banesash, të kryera nga muaji Dhjetori 2019 deri në Shkurt 2020.

Aktiviteti i tij ishte shtrirë në Lecco, Monza Brianza, Varese dhe Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat