Dëshmitari shqiptar i ngjarjeve në Vjenë: Për sa vite jetoj këtu, kaos më të madh nuk kam parë

Diaspora

Dëshmitari shqiptar i ngjarjeve në Vjenë: Për sa vite jetoj këtu, kaos më të madh nuk kam parë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Ermal Vejsa

Ermal Vejsa është një dëshmitarë që kishe qëlluar të jetë rreth 500 metra larg në vijë ajrore nga vendi i sulmit.

“Sapo dolëm nga kinemaja pamë që ishte një atmosferë e zymtë. Njerëzit ishin të çoroditur dhe lëviznin duke ikur. Taksitë nuk funksiononin e nga ana tjetër na bëhet thirrje të mos përdorim transportin publik. Ishte një hallakame e paparë pasi Vjena njihet si qytet i sigurt. Nuk na ka rastis gjatë gjithë këtyre viteve që jetojmë të shohim një atmosferë të tillë”, tha Vejsa.

Vejsa mendon se mbrëmë ka pasur shumë njerëz pasi ishte nata e fundit ku mund të lëviznin të lirë.

Ai thotë se edhe deklaratat e Ministrit të Brendshëm nuk ishin të qarta se si të veprohet dhe njerëzit ishin në kaos.

“Nëpër shumë restorane njerëzit kanë mbetur brenda gjithë natës, pasi policia nuk i ka lejuar të largohen për shkak të sigurisë”, tregon ndr të tjera dëshmitari Ermal Vejsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat