Pranimi i anëtarëve të rinj në KMSHD

Diaspora

Pranimi i anëtarëve të rinj në KMSHD

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 22:16
Pranimi i anëtarëve të rinj në KMSHD

Kryesia e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën (KMSHD), pas takimit  me përfaqësuesit e të dyja shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, me: Ministrin e Diasporës të Republikës së Shqipërisë Pandeli Majko, me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës,  Bekim Brestovci, me drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën Dr. Mimoza Hysa, si dhe me  drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shtetit  Adati  Ilia, mbajti edhe një takim tjetër me anëtarët e Këshillit, ku ndër pika kryesore ishin: Miratimi  i kërkesës për regjistrimin e KMSHD pranë organit të Qendrës së Botimit për Diasporë, miratimi i logos dhe pranimi i tre anëtarëve në Këshillin e Mësimit shqip për Diasporën, nga Komuniteti: Arbëresh, të shqiptarëve të Malit të zi, dhe me komunitetin shqiptar, të gjeneratës së katërt, të cilët jetojnë në Turqi.

Në përfundim të këtyre miratimeve u propozua, që kryesia e KMSHD-ë: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mira Shehu, Teuta Tabaku, Mustafë Krasniqi dhe prof. Dr. Bejko të mbajnë një takim njoftues me anëtarët e rinj: Michele Greco, Musa Pali dhe Ganimet Seç.

Ky takim (Virtual), i kryesisë së Këshillit me anëtarët e rinj u mbajt, me datën 2 nëntor 2020, ku kryetari i KMSHD-së pasi i përshëndeti ju uroj mirëseardhje dhe shpalosi qëllimin, vizionin dhe misionin e KMSHD-së. Ai po ashtu foli për punën e deritashme, përpjekjet që së bashku të bashkëpunojmë ngushtë me institucionet me dy qeveritë tona shqiptare dhe të rrugëtojmë për unifikimin e shkollave shqipe të mësimit plotësues së gjuhës shqipe në Diasporë.

Që në fillim të takimit u zgjua një emocion, pas fjalëve të Michele Greco i cili fol me ndjenja dhe përshëndeti këtë nismë, si një nismë që bashkon të gjithë shqiptarët rreth gjuhës së bukur, gjuhës shqipe dhe duke ruajtur gjuhën ruajmë rrënjët tona, tha Greco. Po ashtu foli edhe për ruajtjen e gjuhës së vjetër Arbëreshe, i cili theksoj se në gjuhën e sotme shqipe po futën pa nevojë fjalë të huaja.

Ganimet Seç shqiptare e brezit të katërt, të shqiptarëve në Turqi, e ndjeu vetën të emocionuar, ku dhe tha: Unë do të doja ta njohë shqipen si Michele Greco, ngaqë edhe unë jam shqiptare dhe do të bëj përpjekje në të ardhmen që të jem sa më afër rrënjëve të gjuhës shqipe.

Mësuesi shumëvjeçar në Diasporë Musa Pali, rikujtoi edhe njëherë punën e tij me nxënësit e shkollave shqipe, përpjekjet e tij dhe të kolegëve për ta mbjellë jo vetëm gjuhën shqipe  por edhe atdhedashurinë te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët lindin dhe rritën larg atdheut. Ajo që bie në sy në këtë takim virtual ishte atdhedashuria te të gjithë anëtarët, të cilët kanë marrë përsipër t`i shërbejnë me gjithë vullnetin dhe dëshirën e madhe gjuhës dhe kulturës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat