Himni i Roganës

Diaspora

Himni i Roganës

Nga: Atdhe Geci Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:57
Atdhe Geci

Roganë, gjelbëro mbi tokën dardane

gjelbëro dhe  mos  u  mplaksh kurrë

gjelbëro gjuhës të flamurit  kuq e zi

zotëro natyrën që e ke, se  vepër  të

natyrës  janë ajri, uji, retë  dhe  shiu,

stuhitë, ditët e bukura  të  pranverës,

të natyrës i ke fluturimet e lejlekëve,

qeniet me zërin e ëmbël të bilbilave,

Roganë, gjelbro shtëpinë e mendjes,

plot merita i ke tek  duart  për  punë,

dhe te gishtërinjtë e tu të mendimit!

Shpirt, më shumë se femër, je  nënë,

më shumë se burrë, je baba  e prind

Roganë, falë bekimit hyjnor u linde

si variacion i një dashurie të veçntë!

Roganë, gjelbëro tokës  dardane, ky

himn për ty  e  ka gjaklindjen tënde

shpirt, dje e rroka  për supe një lule

ajo lule donte  të  jetonte jetën e saj

petalet i kish hojza rrezesh me diell

dhe me aromë të fortë të kësaj toke!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat